Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të KQZ-së, mbledhja do të mbahet në orën 18:00, ndërsa certifikimi i rezultateve përfundimtare shënon përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.
"Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025", ka thënë për KOHËN zëdhënësi, Valmir Elezi.
Me certifikimin e rezultateve pritet të hapet rruga për hapat e mëtejmë institucionalë drejt konstituimit të Kuvendit.
-
KQZ-ja pritet që nesër t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
-
KQZ-ja fton mbledhje për t’i shpallur nesër rezultatet përfundimtare, Cakolli thotë se s’ka të drejtë
-
KQZ-ja sot certifikon kandidatët për deputetë