Gjykata Supreme e Kosovës e ka larguar pengesën e fundit për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo të mërkurën i ka refuzuar si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve.
Në rezultatet përfundimtar, nga numërimi i të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.3 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 20.95 për qind të votave.
Lidhja Demokratike ishte e treta me 18.27 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma është i katërti me 7.06 për qind.
Në ulëse, VV-ja do t’i ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.
Artikuj të ngjashëm
-
Të shtunën pritet të shpallen rezultatet përfundimtare
-
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
-
Përfundon numërimi i votave për parti
-
Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë
-
Përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta