Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë

Numërimi i votave

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë, pa përfshirë 3185 pakot që pritet të sillen sot. 

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në faqen e KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 51.01% të votave duke siguruar me 57 ulëse në Kuvend. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 për qind, me 22 ulëse, pastaj Lidhja Demokratike me 13.26 për qind duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind të votave, ka siguruar 5 ulëse në Kuvend.