(Tekst i përditësuar) - Ka përfunduar numërimi i votave për parti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare, sipas shifrave, ka numëruar të gjitha kutitë e votimeve.
Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 për qind ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.12 për qind apo me 147.220 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.58 për qind apo 122.575 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16 për qind apo 49.917 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të nisë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numërimi do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

-
Përfundon numërimi i votave me postë
-
Përfundon numërimi nëpër qendrat komunale, ky është rezultati
-
Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, VV-ja mbi 41%
-
Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë
-
Përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta