Përfaqësues të KQZ-së nuk kanë dhënë detaje rreth helmimit të zyrtarëve të tyre, por kanë thënë se prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet, raporton kp.
“Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit. Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë ai.
Është provuar të flitet edhe me kryeshefin ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, i cili ka dal në vendin e ngjarjes, megjithatë ai ka thënë se nuk mund të deklarohet pasi nuk ka ende informata zyrtare.
-
VV kërkon të zbardhet rasti i helmimit të zyrtarëve të KQZ-së
-
Mediat ndërkombëtare raportojnë për helmimin në QNR
-
SHSKUK: Gjendja e të helmuarve është stabile
-
Dyshohet se 65 persona janë helmuar në Han të Elezit, tre u dërguan në QKUK
-
Nis intervistimi i komisionerëve në Drenas nën dyshimin për manipulim të votave