Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shtyrë përsëri hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë mbledhjes se sotme të këtij këshilli.
Edhe rreth dy muaj kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka do të pensionohet, raporton “Koha Ditore”.
Kryesuesi Bahri Hyseni shtyrjen e hapjes se këtij konkursi e ka lidhur me faktin që KPK sot është pajtuar të nxjerrë rregullore të re për zgjedhjen e kryeprokurorit.
Edhe në mbledhjen e para dy jave ishte shtyrë hapja e konkursit për këtë pozitë. Dy javë me parë, arsyetimi ka qenë që konkursi po shtyhet për të përfshirë në zgjedhjen e kryeprokurorit edhe kompaninë partnere të Ambasadës Britanike.
Gjatë mbledhjes se sotme, nëse refuzohen ankesat e plotësuara të kandidatëve bazuar në agjendën e mbledhjes, pritet të zgjidhet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.
Kandidatë për kryeprokuror special janë Haki Gecaj e Blerim Isufaj.
-
Dhjetë kandidatë në garën për kryeprokuror të Speciales dhe të Prokurorisë Themelore të Prishtinës
-
Drejtësia Sot reagon ndaj KPK-së për zvarritjen e Rregullores për emërimin e prokurorëve
-
KPK-ja cakton ushtrues detyre për kryeprokuror të Prishtinës, prokurorin Kujtim Munishi
-
KPK-ja e anulon konkursin për kryeprokurorin e Speciales, ku garuan Gecaj e Isufaj
-
Sot do të votohet kryeprokurori i Speciales, ai i Themelores shtyhet derisa britanikët të jenë gati