Rreth tre muaj prej kur ish-kryeprokurori special, Reshat Millaku, është pensionuar e disa javë para se të pensionohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, Këshilli Prokurorial i Kosovës ende nuk e ka hapur konkursin për të përzgjedhur personat që do t’i drejtojnë dy nga prokuroritë më të rëndësishme që kanë mbetur pa udhëheqës, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa nga fundi i muajit prill, Prokuroria Speciale është duke u udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Afrim Shefkiu, të premten Këshilli Prokurorial e ka zgjedhur ish-këshilltarin e kryeprokurorit Lumezi, Kujtim Munishin, ushtrues detyre për Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Prokurorial sërish nuk është bërë hapja e konkursit për plotësimin e këtyre dy pozitave.
Siç ka mësuar gazeta, shpallja e konkursit është duke u pamundësuar për shkak të problemeve në përfundimin e rregullores së re për emërime. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Dy institucionet më të rëndësishme të hetuesisë me ushtrues detyre
-
Isufaj e Munishi - “favoritë” për të udhëhequr me dy prokuroritë më të rëndësishme
-
Drejtësia Sot reagon ndaj KPK-së për zvarritjen e Rregullores për emërimin e prokurorëve
-
KPK sërish nuk hap konkursin për kryeprokuror të Themelores në Prishtinë
-
Veç një kandidat për kryeprokuror të Prishtinës, për Speciale pretendent edhe Blerim Isufaj