Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Ambasada Britanike që ta përshtatin agjendën e tyre me atë të Këshillit Prokurorial.
Kjo pasi që kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni ka kërkuar që shpallja e konkursit për kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të shtyhet deri sa Ambasada Britanike të jetë gati për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit për këtë pozitë, raporton Koha Ditore.
Ndonëse edhe vet Lumezi ka votuar pro shtyrjes, ai ka kërkuar që partnerët ndërkombëtarë t’i përshtaten agjendës se Këshillit.
Përkundër kësaj, shpallja e konkursit është shtyrë. Në mbledhjen e sotme të KPK-së pritet të votohet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.
Në garë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë Haki Gecaj e Blerim Isufaj.
Pasi Gecaj është votuar më së shumti nga komisioni i krijuar nga KPK proceduralisht emri i tij do të dalë i pari në votim . Nëse nuk merr shumicën e votave të anëtarëve të KPK-së atëherë nga anëtarët e KPK-së të votojnë për emrin e dytë që në këtë rast është ish-kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj.
-
Kryeprokurori i ri, kërkohet pjesëmarrja e ndërkombëtarëve në përzgjedhjen e tij
-
Ambasada britanike e befasuar me anashkalimin që iu bë për kryeprokurorin
-
KPK sërish nuk hap konkursin për kryeprokuror të Themelores në Prishtinë
-
KPK-ja shmang britanikët nga konkursi për kryeprokurorin special
-
Isufaj e Geci mbesin në garë për kryeprokuror special