Arbëri

Dhjetë kandidatë në garën për kryeprokuror të Speciales dhe të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Dy nga institucionet më të rëndësishme të Prokurorisë së Shtetit janë në rrugë për t’u bërë me udhëheqësit e rinj pas shumë muajsh mbikëqyrjeje nga ushtruesit e detyrës.

Konkurset për kryeprokurorin special dhe atë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka disa ditë që janë mbyllur. Nga burime brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës Koha Ditore është informuar për emrat e pretendentëve për të udhëhequr këto dy institucione.

Për Prokurorinë Speciale kandidatë janë tre prokurorë të këtij institucioni dhe një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Afrim Shefkiu, Armend Hamitit, Haki Geci, Atdhe Dema e Blerim Isufaj janë në garë për pozitën e kryeprokurorit special. Përveç Shefkiut, muaj me parë, pjesë e kësaj gare ishin të katër kandidatët e tjerë. Prokurori Dema e Hamiti kanë marrë vlerësim minimal. Për votim në Këshillin Prokurorial të Kosovës ishin dërguar emrat e Gecit dhe Isufajt.

Megjithatë, KPK-ja ka vendosur që të anulojë këtë konkurs për të ndryshuar rregulloren që përcakton kushtet për zgjedhjen e kryeprokurorit. Rregullorja e re ka kaluar javë më parë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)