Ndryshimet e Ligjit të veteranëve të luftës u miratuan me shumë zhurmë e polemika, derisa zbatimi i amendamenteve të tij do të duhej të niste në prillin e vitit 2017.
Miliona euro parashiheshin t’i kurseheshin arkës së shtetit vetëm me kategorizimin e tij, por as në majin e 2018-s ky ligj nuk ka arritur të fuqizohet.
Qeveria e Kosovës thotë se derisa dosjet e veteranëve të luftës gjenden në Prokurori, edhe kategorizimi i tyre, sipas ligjit të ndryshuar, është i pamundur.
Por, Gazmend Syla, që udhëheq zyrën e veteranëve në Qeveri, thotë se as ligji i kaluar nuk u zbatua dhe sipas tij, veteranët nuk përfituan dhjetëra benefite që ua njihte ligji pikërisht pse ministritë nuk nxorën udhëzimet administrative që do t’i rregullonin ato, pavarësisht që kostoja nuk ishte e lartë.
-
Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona
-
Qeriqi: Asnjë iniciativë nga Qeveria për pastrimin e listave të veteranëve
-
Për 6 vjet, veteranët e dyshimtë i kushtuan shtetit 300 milionë euro
-
Paga minimale s’e prek pensionin e veteranëve, Qeveria thotë se do t’i eliminojë “pasiguritë juridike”
-
Apeli pa vendim, Qeveria thotë së listat e “veteranëve të rrejshëm” do të adresohen