Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova merr kryesimin e Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

Prishtinë, 14 qershor - Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), zhvilloi në Sarajevë punimet e nivelit më të lartë vendimmarrës. Me këtë rast Bosnja e Hercegovina ia dorëzoi Kosovës kryesimin njëvjeçar të kësaj Iniciative.

Gjatë diskutimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare të MARRI-t, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk pati asnjë kundërshtim.

Në adresimin e tij, ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, z.Ekrem Mustafa konfirmoi qartë rrugën evropiane për të cilën është përcaktuar Kosova, njëherësh edhe falënderoi kryesuesin e deritanishëm, Bosnje-Hercegovinën, për organizimin e këtij takimi.

Ministri Mustafa posaçërisht përmendi rëndësinë e projekteve të financuara nga GIZ dhe organizata të tjera.

Pas dorëzimit të kryesimit nga përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës tek përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, Ministri Mustafa mori kryesimin e takimit.

Edhe Mustafa: Kthimi i shtetasve nga Siria tregon përgjegjshmërinë e shtetit të Kosovës Arbëri Mustafa: Kthimi i shtetasve nga Siria tregon përgjegjshmërinë e shtetit të Kosovës

Në fjalën e tij tanimë në cilësinë e kryesuesit të MARRI-it, ministri Mustafa duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve anëtare, u shpreh ndër të tjera se bashkëpunimi rajonal është parim kyç dhe vlerë demokratike që duhet përfaqësuar nga vendet e rajonit.

“Ju siguroj se me kryesimin e Kosovës, MARRI do të vazhdojë të jetë një instrument i fuqishëm veç tjerash edhe i bashkëpunimit tonë. Sikurse që na lidhin shumë vlera, ajo që është shumë me rëndësi, është e ardhmja e përbashkët, pra Bashkimi Evropian dhe kultivimi i vlerave dhe parimeve të tij”, përfundoi ministri Mustafa.