Zv. ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, priti sot Sashko Koçev, drejtorin e ri të Iniciativës për Migracion, Azil dhe Refugjatë të Ballkanit-Marri.
Me këtë rast u diskutua për trendet e migrimit në rajon, për nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe rajonit për menaxhimin e migracionit.
Zv/ministri Zeka i ofroi mbështetje te plote drejtorit te ri të MARRIT dhe u zotua se do te përkrahë çdo projekt të MARRIT.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe zyrtaret e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Po ashtu u bisedua edhe për trendët e migracionit në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme mori mbështetje për gjitha projektet që lidhen me migracionin që janë nisur dhe që do të ekspozohen më vonë.
-
Zeka takoi partnerët ndërkombëtarë në fushën e migrimit
-
MPB-ja me projekt për përmirësimin e qeverisjes së migrimit
- Azilkërkuesve në Kosovë u premtohen kushte të mira
-
Kosova merr kryesimin e Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë
-
Zeka: Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare