Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, Izmi Zeka, ka pritur në takim partnerët ndërkombëtar të cilët ndihmojnë institucionet e Republikës së Kosovës në fushën e migrimit.
Fillimisht, Zeka falënderoi të pranishmit për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera vendore në fushën e migrimit.
Në këtë takim, ai i informoi të pranishmit për prioritetet e identifikuara në fushën e migrimit për vitin 2018, si ato të natyrës së hartimit të legjislacionit dhe politikave, aktiviteteve për zhvillim të kapaciteteve në fushën e migrimit.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësuesit të IOM-it, UNHCR-së, EULEX-it, Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Projektit për fuqizimin e autoriteteve për menaxhim të migrimit në Kosovë i financuar nga Qeveria Zvicerane.
Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të bashkërendojnë të gjitha aktivitetet në fushën e migrimit në përputhje me prioritetet e caktuara nga Koordinatori Nacional për Migrim si dhe të vazhdojnë me dinamikën e shtuar në ofrimin e përkrahjes dhe asistencës teknike në fushën e migrimit.
-
Mbështeten projektet e MPB-së për migracionin
-
U mbajt takimi i grupit punues për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim
-
Zeka: Kosova ka bërë progres të madh për parandalimin e emigrimit
-
Kosova ka bërë përpjekje maksimale për pengimin e migrimit të parregullt
-
MPB-ja me projekt për përmirësimin e qeverisjes së migrimit