Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit punues ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë Nacionale për Migrim. Me këtë rast, takimin e udhëhoqi Koordinatori Nacional për Migrim, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Zeka fillimisht falënderoi të gjithë anëtarët e grupit punës të të gjitha institucioneve për punën që kanë bërë sa i përket menaxhimit të migrimit dhe për formën se si janë organizuar të gjitha institucionet për një punë të jashtëzakonshme për menaxhimin e kësaj dukurie.
“Çështja e menaxhimit të migrimit është jashtëzakonisht komplekse, duke marrë për bazë shtrirjen e lëvizjes së njerëzve dhe kjo është një çështje që nuk e përfshinë vetëm vendin tonë por edhe vende të ndryshme të botës”, theksoi Zeka.
Zëvendësministri i MPB-së kërkoi nga të gjithë akterët që deri në fund të vitit të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i realizimit të aktiviteteve, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë në harmonizimin e strategjisë së re dhe planit të veprimit që pritet të hartohet vitin tjetër.
Të gjithë përfaqësuesit e institucione që janë të përfshirë në këtë strategjinë për migrim raportuan për realizimin e aktiviteteve gjatë vitit 2017.
-
Zeka takoi partnerët ndërkombëtarë në fushën e migrimit
-
Mblidhet Bordi, diskutohen format e funksionalizimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
-
Në MPB u diskutua implementimi i Strategjisë kundër terrorizmit
-
Zeka: Në rast të fluksit të migrantëve ata do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare
-
Mbështeten projektet e MPB-së për migracionin