Në kryeqytetin e Austrisë Vjenë po mbahet ministeriali: “Sfidat e migrimit përgjatë rrugës Mesdheu Lindor/Ballkani Perëndimor”, e organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Republikës së Austrisë, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Në konferencë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, vuri në dukje rolin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës në parandalimin e migrimit të parregullt, si dhe në pamundësimin e shfrytëzimit të vendeve të Ballkanit si rrugë potenciale për migrim drejt shteteve të BE-së.
Pjesëmarrësit e konferencës vlerësuan aspektet e fuqizimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve të rajonit, si dhe bashkëpunimin me vendet e origjinës, transitit dhe destinacionit. Gjithashtu, shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migrimit.
-
Mustafa: Kthimi i shtetasve nga Siria tregon përgjegjshmërinë e shtetit të Kosovës
-
Kosova në “Forumin e Salzburgut” në Sllovaki
-
Gërvalla në Vjenë ngre nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Sveçla në forumin ministror në Slloveni, diskutohet edhe për terrorizmin e ekstremizmin e dhunshëm