Në Bratislavë të Sllovakisë me 28 dhe 29, nëntor u mbajtën punimet e “Forumit të Salzburgut”. Përveç anëtarëve, në forum morën pjesë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe disa Institucione të BE-së, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Republika e Kosovës u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili të pranishmëve në forum iu adresua rreth temës së migracionit dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.
Ai theksoi se Kosova ende nuk është prekur nga lëvizjet e mëdha të flukseve të migrimit, megjithatë ka përgatitur planin e detajuar të reagimit, i cili do të aktivizohet në rast se paraqitet ndonjë fluks i mundshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Kthimi i shtetasve nga Siria tregon përgjegjshmërinë e shtetit të Kosovës
-
Kosova në konferencën e Vjenës për migrim
-
Sveçla në forumin ministror në Slloveni, diskutohet edhe për terrorizmin e ekstremizmin e dhunshëm
-
Mbahet mbledhja ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore e Ballkanit Perëndimor në Slloveni
-
MPB: Çekia do ta përkrahë Kosovën për liberalizim vizash