Kosova është ngritur për 4 vende në indeksin e “Reporterëve pa kufij”, të lirisë së shprehjes, raporton KTV.
Nga vendi i 82, sa ishte në vitin 2017, tashmë ndodhet në vendin e 78. Megjithatë, organizata “Reporterët pa kufij” që e përpilon këtë indeks çdo vit pohon se mediat në Kosovë vuajnë nga ndërhyrja direkte dhe indirekte politike, presioni financiar dhe pronësia e përqendruar.
Sipas raportit, gazetarët, të cilët kritikojnë autoritetet kosovare, shpesh akuzohen se janë tradhtarë ose simpatizantë të Serbisë.
Disa ditë pasi që u betua Qeveria e tij, në vitin 2017, kryeministri Ramush Haradinaj i përshkroi gazetarët si analfabetë dhe i këshilloi të kthehen në shkollë.
Dy gazetarë hulumtues ishin sulmuar fizikisht pasi kritikuan anëtarët e Qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre në shkrimet që i bënë, përmendet në raport.
Ndarjet etnike në Kosovë, janë tejet të dukshme në media, shkruan tutje, derisa anëtarët e shumicës shqiptarë rrallë bashkëpunojnë me kolegët e tyre serbë, kritikë kjo e cila ishte përmendur vazhdimisht në disa raporte të viteve të fundit të kësaj organizate.
Edhe
Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim
Sidoqoftë, Qeveria aktuale duket më e gatshme që të flasë me gazetarët dhe mediat në përgjithësi, krahasuar me dy qeveritë e shkuara, e që ishin shumë më të mbyllura për dialog.
Megjithatë, gazetaria dhe liria e shtypit është në rrezik në botë. Sipas organizatës, 63 gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti në botë. 13 gazetarë amatorë, po ashtu, janë vrarë, ndërsa 165 gazetarë janë burgosur, shkruan në raport.
Norvegjia vazhdon të mbetet shteti më i lirë për profesionin e gazetarisë, derisa Koreja Veriore zë vendin e fundit.
-
Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si media me ndikim
-
Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë
-
Kurti: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit
-
Ambasada britanike kërkon që qeveria e re të sigurojë mjedis të lirë për gazetarët