Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova e së bukurës dhe vdekjes”, sonte premierë në KTV

Sonte prej orës 20:00, në Kohavision, do të jepet premiera e dokumentarit “Kosova e së bukurës dhe vdekjes”, që sjell rrëfimin për rrugëtimin treditor të Nenad Çanakut në vende të ndryshme të Kosovës, e i cili, ndër të tjera, bëhet politikani i parë nga Serbia që vë kurora lulesh në varrezat e të vrarëve nga regjimi serb.

Si duket Kosova në sytë tij? Përse i mori me vete të birin dhe nipin në udhëtimin e tij për demistifikimin e çështjes së Kosovës, me të cilën thotë se abuzohet tmerrësisht në publikun serb. Çfarë i tha në “Luginën e pikëllimit” gruaja që ia vranë familjen më 1999? Cili është mesazhi që dha prej Gazimestanit pikërisht në ditën kur qindra serbë, zëshëm festojnë Vidovdanin me thirrje nacionaliste? Si u prit në Patrikanën e Pejës e të kujt janë Manastiri i Deçanit dhe krejt trashëgimia ortodokse në Kosovë? A mund të pajtohen shqiptarët e serbët sipas këtij demokrati që e njeh Pavarësinë e Kosovës...