Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në përvjetorin e Reçakut, Serbia me tjetër film propagandues

Radiotelevizioni i Serbisë të martën do të transmetojë një tjetër film dokumentar propagandues për Reçakun. Sipas paralajmërimit të televizionit, dokumentari “u përgjigjet pyetjeve të shumta për këtë aksion anti-terrorizmi, që u përdor si arsye për agresionin e NATO-s”.

Dokumentari me titull “Kosova – Dosja Reçak” do të transmetohet në orën 8:50. Autorja e filmit, Slagjana Zariq, ka thënë se në të përfshihen kronologji ngjarjesh, “por edhe rrëfime nga pikëvështrime të njerëzve që kanë mbajtur barrën e akuzave se kanë kryer krime”

Filmi do të transmetohet në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Dokumentari është pjesë e serisë së RTS-së për “Dosjen Kosova”, të cilin ky televizion e ka prodhuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Serbisë.

“Filmi shfaq fotografi ekskluzive të pjesëtarëve të njësitit të UÇK-së në Reçak, të cilat hedhin poshtë tezën se në Reçak janë vrarë ‘civilë të pafajshëm’, siç është thënë”, ka raportuar ky medium të martën.

Nuk është hera e parë që Serbia merret me propaganda të tilla. Në nëntor, Ministria e Kulturës e Kosovës alarmoi për nisjen e xhirimeve të filmit “Harvest”, që lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë të jetë kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Edhe Serbia i kthehet propagandës me kinematografi në përvjetorin e masakrës së Reçakut Kulturë Serbia i kthehet propagandës me kinematografi në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Masakra e Reçakut ishte ajo që bëri jehonën më të madhe ndërkombëtare. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Shtimes u vranë e masakruan 45 civilë, në mesin e të cilëve pati gra, fëmijë e pleq. Në mbrojtje të tyre atë ditë ranë dëshmorë edhe dhjetë ushtarë të UÇK-së. Deri tashti vetëm një person është dënuar për krime lufte në Reçak, por që nuk e ka vuajtur dënimin. Edhe tash kur janë bërë 25 vjet nga kjo masakër, ende në Kosovë bëhet thirrje për drejtësi.