Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
"Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë", shkroi Kosnett në një postim në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë urimin e tij ai postoi edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet:
"Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën".
Muaji i Ramazanit nisi të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Best wishes to all those observing the holy month of Ramadan in #Kosovo. Looking forward to celebrating alongside #Kosovo Muslims later in the month. https://t.co/fWuYfxtGDx
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) May 6, 2019