Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori amerikan ua uron muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka uruar muajin e Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në platformën X, Hovenieri ka thënë se shpreson që ky muaj të sjellë paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t'ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar ai.

 

Këtë vit, muaji i Ramazanit do të nisë më 11 mars, megjithatë data e nisjes ndryshon në disa shtete, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.