Arbëri

Konjufca ia kërkon VV-së emrin e mandatarit për kryeministër

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër.

Duke iu referuar dispozitave kushtuese dhe njoftimit të KQZ-së, Konjufca në letër ka theksuar se VV-ja ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të krijuar Qeverinë e re.

"Duke pasur parasysh dispozitat e lartëcekura të Kushtetutës së vendit, si dhe njoftimin e KQZ-së, dhe duke pasur parasysh se Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si u.d President i vendit ju lus që të propozoni emrin e mandatarit për kryeministër. Ju lutem pranoni konsideratën time më të thellë”, thuhet në letër.