1 perditesime
15:26

Seanca për formimin e Qeverisë nis në ora 17:00

Seanca për formimin e Qeverisë së re do të mbahet nga ora 17:00.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Seanca për formimin e Qeverisë vije pasi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i dërgoi letër më herët liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër.

12:02

Seanca për formimin e Qeverisë së re pritet të mbahet në ora 16:00

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet që t’ia dërgojë shumë shpejt ftesën të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve të KOHËS, seanca për formimin e institucioneve të reja pritet të thirret sot në ora 16:00.

Paraprakisht, pritet mbledhja e Kryesisë së re e Kuvendit të Kosovës.