Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë, ka thënë të shtunën kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Konjufca ka theksuar se me sulmin në infrastrukturë kritike po tentohet të shpërndahet panik dhe pasiguri.
“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre. Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
-
Konjufca i bindur se me ish-qeveritë veriu do të përfundonte në negociata
-
Konjufca: Sulmi në Banjskë, gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit
-
Konjufca pasi tha se Serbia po përgatitet për sulm: S’ishte qëllimi ta frikësojmë popullin
-
Konjufca: Serbia do ta përsërisë Banjskën nëse nuk ndëshkohet