Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri si kryeministër nga kongresisti amerikan, George Latimer. Në letrën e urimit, mes tjerash u theksua rëndësia e bashkëpunimit me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.
Kongresisti Latimer në letrën drejtuar kryeminsitrit Kurti inkurajoi të gjitha partitë politike për të diskutuar dhe arritur një marrëveshje për presidentin dhe shmangur zgjedhjet e reja.
“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare. Siç e dëshmon përvoja e Shteteve të Bashkuara, dialogu i hapur dhe bashkëpunimi ndërmjet partive në çështje të interesit kombëtar janë thelbësore për përparimin e një shoqërie demokratike”, thuhet në letrën e kongresistit Latimer.
Pasi kontestua nga Partia Demokratike e Kosovës, Gjykata Kushtetuese vendosi se konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë dhe se si pasojë ka nisur rrjedhja e afatit për zgjedhjen e presidentit.
Kushtetuesja gjithashtu konstatoi se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
-
Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president
-
Hargreaves: Partitë në Kosovë të tregojnë përgjegjësi e bashkëpunim për ta zgjedhur presidentin
-
Kurti i bën thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje
-
Kurti sërish: Konstituimi nuk i shmang zgjedhjet
-
BE-ja përsërit thirrjen për formim të institucioneve