Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat i gëzohen zhbllokimit të mjeteve vetjake

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, i janë gëzuar zhbllokimit të të hyrave vetjake të komunave, pasi në fillim të qershorit kaloi Projektligji për plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Me projektbuxhetin e vitit 2023, të propozuar nga Qeveria Kurti, parashihej që mjetet vetjake të kalonin në arkën e shtetit. Kjo pati nxitur reagime.

Muharremaj e Ahmeti e quajnë të padrejtë bllokimin e këtyre mjeteve, pasi konsiderojnë se të hyrat vatjake u takojnë ekskluzivisht komunave.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se të bllokuara kanë qenë 380 mijë euro dhe se ato mjete kanë qenë të destinuara për investime kapitale.

“Më vjen mirë që Qeveria e ka marrë një vendim të mirë. Ato mjete u takojnë komunave. Vlera në Suharekë që kanë qenë të bllokuara është 380 mijë euro, janë projekte që janë të destinuara për investime kapitale, por më në fund besoj se është bërë një gjest i mirë, për arsye se Qeveria duhet të na kuptojë se komuna nuk i ka opozitë, ne jemi kryetarë komunash dhe çdo kryetarë mendon me dërgu komunën e tij përpara, me pas zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale të mirë”, thotë Muharremaj.

Edhe Rama: Hekuran, ke bllokuar të hyrat vetanake edhe po flet a? Zgjedhjet lokale Rama: Hekuran, ke bllokuar të hyrat vetanake edhe po flet a?

Ndonëse vitin e kaluar nuk ka pasur bartje buxhetore për shkak të shfrytëzimit të buxhetit në tërësi, Muharremaj ka deklaruar se mjetet e bllokuara kanë qenë të vitit 2021.

“Ato projekte janë të planifikuar, të hyrat janë nga prej vitit 2021 se ne të vitit 2022 nuk kemi pas bartje dhe kështu që janë të planifikuar në projekte afatgjate, mirëpo tani do ta kemi të lehtë se në momentin që kalon Ligji në lexim të dytë, atëherë ne i planifikojmë dhe i dërgojmë në Asamble Komunale dhe vazhdon kështu”, u shpreh ai.

Zhbllokimi i këtyre mjete, është mirëpritur edhe nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai thotë se mjetet e bllokuara kanë qenë të planifikuara për investime kapitale.

“Pa dyshim se është i vështirë. Tani destinimi i tyre ka ndodh me vendim të Kuvendit, janë investime kapitale, në fakt ende të gjitha komunat në procedura sepse akoma nuk janë të alokuara këto mjete, pritet të alokohen dhe të shohim deri në fund se si po shkon ky proces”, u shpreh Ahmeti, teksa e quan të padrejtë bllokimin e tyre.

Edhe I zhbllokohet llogaria bankare Komunës së Suharekës Arbëri I zhbllokohet llogaria bankare Komunës së Suharekës

Ai thotë se të hyrat vetjake janë burim i vetëm për investime kapitale.

“Pa dyshim që mund të ketë impakt reagimi i komunave por në fakt ka qenë i padrejtë që të hyrat vetjake të një komune të merren dhe të ridestinohen për një komunë krejt tjetër, sepse komunat në planifikimet e tyre buxhetore, investimet kapitale i kanë kryesisht prej të hyrave të veta vetjake dhe prej grantit që vijnë nga Qeveria, prandaj mendoj se është mirë që më në fund të jemi dakorduar që të hyrat vetjake”, ka deklaruar Ahmeti. /EO