Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat ankohen se buxheti i vitit 2023 është më i vogël se i viteve paraprake

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se nga një analizë e bërë del se buxheti i alokuar për komuna është më i ulët se ata të dy viteve paraprake.

Ai ka thënë se në vitin 2020 për komuna ka qenë i alokuar 21.7 për qind të buxhetit. Një vit më vonë, thotë ai, kjo përqindje ka shkuar në 22.1%, pastaj në vitin 2022 ka zbritje në 19.6 për qind, kurse për vitin 2023 janë 20.5 % e buxhetit.

Ibrahimi ka thënë se me rritjen e buxhetit të shtetit është menduar që do të rritet edhe buxheti i ndarë për komuna.

Sipas tij, nëse shihet edhe norma e inflacionit, buxheti i vitit 2023 do të jetë më i vogël se i këtij viti (2022).

“Këtë analizë e kemi bërë duke u bazuar në kornizën afatmesme të shpenzimeve. Jemi bazuar edhe në deklarata publike të dhëna nga Qeveria e Kosovës. Hilja më e madhe është te projektet që financohen nga niveli qendror. Më 24 shtator kemi pasur takim të kryetarëve të komunave me kryeministrin, ne shfaqem brengat, por si rezultat i këtij takimi më duket se Qeveria e hoqi nga programi legjislativ projektligjin për financat e pushtetit lokal”, ka thënë ai.

Edhe Ibrahimi: 22 komuna vitin e ardhshëm s’do të kenë buxhet për investime kapitale për projekte të reja Arbëri Ibrahimi: 22 komuna vitin e ardhshëm s’do të kenë buxhet për investime kapitale për projekte të reja

Sipas tij, ky projektligj as në vitin e ardhshëm nuk do të realizohet sepse nuk është buxhetuar.

Ai ka thënë projektligji është përfunduar dhe është duke qëndruar në sirtar.

Ibrahimi ka thënë se në Qeverinë Kurti I në takimin e parë të mbajtur me kryetarë të komunave është dakorduar që të fillohet me zhvillimin e grantit të katërt.

“Unë jam optimist për investime kapitale. Jemi të kënaqur me realizimin e investimeve kapitale në nivel komunal, krahasuar me ato të nivelit qendror. Neve nuk na nevojiten takime vetëm sa për t’i pasur. Na nevojiten takime që japin rezultate. Ne si asociacion po kërkojmë që së bashku të gjejmë një zgjidhje. Te projektligji për mbështetjen e punëve publike, nuk do të ketë para shtesë, por do të ketë rialokim të mjeteve prej projekteve që nuk janë realizuar. Mundësia e ankimimit të shkurtohet e të mos zgjasë aq shumë. Nëse disa pengesa eliminohen, atëherë do të kemi konkurrencë të punës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto kërkesa që janë paraqitur, nuk kanë qenë të kontestuara as nga komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ibrahimi ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria më shumë bashkëpunim.

Edhe Ibrahimi: Komunat të shqetësuara me tendencën e nivelit qendror për ndërhyrje në nivelin lokal Arbëri Ibrahimi: Komunat të shqetësuara me tendencën e nivelit qendror për ndërhyrje në nivelin lokal

Sipas tij, komunat kanë kërkuar rishikimin e buxhetit, duke shtuar se nëse do të bëhej kjo, përqindja e investimeve kapitale do të ishte shumë më e madhe.