Buxheti i vitit të ardhshëm i Kosovës parashikohet të jetë 3.2 miliardë euro, por me buxhetin e parashikuar për to nuk janë të kënaqura komunat.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në bazë të analizës së tyre, ka rënie ndër vite.
Për vitin 2023 nga buxheti i përgjithshëm, 20.5% do t’i dedikohet nivelit lokal, krahasuar me vitin 2020 kur ishte 21.7 për qind e në vitin 2021 22.1 për qind.
Ai ka shtuar se buxheti duhet të fokusohet në hartimin e politikave të cilat e ndryshojnë situatën “e jo me ndërtimin e godinave”, duke iu referuar ndarjes së mjeteve për ndërtimin e shkollave e çerdheve.
“Sa më shumë mjete që u dedikohen komunave, atëherë edhe rezultatet shihen në praktikë dhe shkojnë në investime kapitale dhe përmirësohet jeta e qytetarit”, ka thënë ai për EO.
Ai ka bërë thirrje që të miratohet Ligji për financa lokale.
-
Ibrahimi: 22 komuna vitin e ardhshëm s’do të kenë buxhet për investime kapitale për projekte të reja
-
Ibrahimi: Qeveria të mos ua marrë komunave paratë e të hyrave vetjake
-
Komunat ankohen se buxheti i vitit 2023 është më i vogël se i viteve paraprake
-
Miratohet në parim buxheti për vitin 2022
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit