Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim buxhetin për vitin 2022. Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.
Në seancën e sotme plenare pati mospajtime të mëdha nga ana e deputetëve të opozitës me Qeverinë për planifikimin e ndarjes së buxhetit.
Deputetët e opozitës akuzuan pushtetin se kanë bërë ndarje politike në buxhet, pasi sipas tyre, kanë penalizuar komunat ku ata udhëheqin.
Ndërkaq, me kërkesë të Vetëvendosjes është miratuar edhe mocioni për shkurtim të afateve për shqyrtim të dytë të projektligjit mbi ndarjet buxhetore. Me këtë votim u vendos që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhet të dalë për votim në Kuvend më 22 dhjetor 2021. Kundër mocionit doli opozita.
-
Miratohet buxheti për vitin 2026
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Pa asnjë amendament të opozitës, shumica parlamentare miraton buxhetin 4-miliardësh
-
Pushteti miraton buxhetin “emergjent” pa përkrahjen e opozitës
-
Buxheti miratohet në parim, të premten seanca për shqyrtim në lexim të dytë