Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna: S’kemi bazë ligjore t’i paguajmë 40 punëtorë teknikë të shkollave në kryeqytet

Ndertesa e Komunes se Prishtines

Pasi të enjten punëtorët teknikë të 6 shkollave në Komunën e Prishtinës kanë hyrë në grevë, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, të premten ka mbajtur një takim me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, Vllaznim Osmani dhe me drejtoreshën e Arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati.

Në këtë takim është diskutuar mospagesa e këtyre punëtorëve që nga shkurti i këtij viti. Pas takimit Azemi ka thënë se nuk ka marr përkrahje për pagesën e këtyre punëtorëve, pasi siç ka thënë ai Komuna nuk po gjen bazë ligjore.

“Një takim i cili kemi pritur më shumë se sa që na është ofruar, realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq punë më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi”, ka deklaruar Azemi.

Gjithashtu ai ka thënë se pas ardhjes së operatorit të ri, këta punëtorë do të kthehen në vendet e punës.

“Kanë marrë një obligim që në momentin kur vjen operatori i ri, a vjen pas 10 dite apo pas 2 javë dite, drejtoria e Arsimit, shefi I kabinetit dhe unë do ta thërrasim pronarin ose operatorin e ri dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë duke punuar në vendin e tyre të punës t’i kthejnë, përndryshe javën ardhshme të gjithë punëtorët që kanë qenë më herët dhe pastaj janë privatizuar ata do të kthehen menjëherë në menaxhimin e Komunës së Prishtinës po megjithatë të themi shumë sinqerisht ne për shkak të neglizhencës së procedurave të komunës së Prishtinës na kanë dëmtuar dhe ndoshta këta punëtorë mund të jenë 1 muaj eventualisht 2 muaj pa paga, për të cilët ne sigurisht nuk do të kemi shërbime pa na paguar”, është shprehur Azemi.

Feim Bislimi, përfaqësues i punëtorëve sindikalë në shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, ka thënë se pagat nuk i kanë marrë për muajin shkurt dhe kjo u ka rënduar gjendjen ekonomike.

“Nuk është të them as grevë po kjo u kanë një lloj pakënaqësie e punëtorëve që kanë punuar një muaj ditë pa paga për hir të nxënësve, profesorëve që mësimi të zhvillohet, në kushte normale megjithatë me takimin që e patëm nuk na ofruan thuajse asgjë hiç, ata thonë me një fjalë operatorit i ka skaduar kontrata, baza ligjore që i paguan nuk kemi, ditën e mirë”, është shprehur Bislimi.

Edhe Azemi: S’ndalet greva pa u paguar borxhet ndaj punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë Arbëri Azemi: S’ndalet greva pa u paguar borxhet ndaj punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë

Idriz Makolli punëtor teknik në një shkollë në kryeqytet, ka theksuar se kjo është e rëndë pasi janë shumë familje që sipas tij, mbesin në gjendje të vështirë pa paga.

“Grevë faktikisht jemi që dy ditë por kemi punuar që një muaj ditë pa paga, është fjala kompanisë i ka dalë kontrata, komuna po thotë nuk ka mundësi me i pagua këta punëtorë të cilët kanë qenë në menaxhimin e komunës. Kjo është e vështirë shumë është e rëndë njerëzit me mbet pa punë, nuk është 1 familje por janë 32 familje në përgjithësi, krejt kanë kreditë, kanë fëmijë është shumë e rëndë ne nuk e kemi përjetuar mirë”, ka deklaruar Makolli. / EO