Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna shpenzon 120 mijë euro për karburante brenda 6 muajve

Pejë, 7 tetor – Gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Pejës, sipas raportit të prezantuar financiar, ka rritur për afër 50 mijë euro shpenzimet e derivateve dhe lëndëve djegëse, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Janë 487 mijë euro të shpenzuara për pjesën e parë të vitit, derisa 6 muajt e parë të vitit të kaluar, kanë qenë 434 mijë euro.

Vetëm për karburante për vetura janë shpenzuar nga janari deri në fund të muajit qershor 89 mijë euro, që janë rreth 20 mijë euro më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shpenzimet e tjera në këtë kod të shpenzimeve janë për vajra, lëndë për ngrohje, përfshirë naftë dhe dru, si edhe derivate për gjeneratorë, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, pohon se ka arsye pse është rritur shuma e shpenzuar vetëm për karburante automjetesh. “Deri në fund të vitit të kaluar kemi pasur një operator tjetër dhe nga një janari është operator tjetër për derivate, ‘Petroll Company’.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)