Subjekti opozitar në Pejë, AAK, të mërkurën në një konferencë ka bërë të ditur për hetimet e iniciuara në organet e hetuesisë ndaj Komunës së Pejës për keqpërdorime, konkretisht me theks të veçantë për shpenzimet e karburanteve për automjete.
“Në Komunën e Pejës ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim me shpenzimet e derivateve për automjete. Kemi shpenzime që nuk justifikohen në asnjë rrethanë. Komuna me veturat e saj shpenzon karburant mbi 600 litra në ditë, që i bie 6 mijë kilometra në ditë. Kemi kërkuar nga Prokuroria dhe Krimet Ekonomike që të hetojnë këtë dukuri të shpenzimeve. Kërkesën për hetime në ato organe e kemi bërë muajin e kaluar”, tha Ardian Berisha, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës.
Sipas tij, Komuna e Pejës edhe vitin e kaluar ka vazhduar me trendin e rritjes së shpenzimeve të karburantit për automjete. Sipas tij, janë 44 mijë e 752 euro të shpenzuara më shumë në vitin 2018 se në vitin 2017. Vitin e kaluar janë shpenzuar gjithsej për karburante për automjete 170 mijë e 875 euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Për 5 vjet komuna e Pejës mbi 1 milion euro shpenzime për karburante
-
AAK-ja kërkon hetimin e komunarëve për keqpërdorim të parasë publike
-
Rriten shpenzimet për karburante dhe mirëmbajtje të automjeteve të komunës së Pejës
-
Kontestet gjyqësore dëmtojnë Komunën e Pejës për 1 milion euro, për 9 muaj
-
AAK e Pejës: Komuna e Muhaxherit shpenzoi 222 mijë euro për telefona