Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në “038” të KTV-së, enkas për transportin publik.
Ahmeti i është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për mënyrën e funksionimit të 51 autobusëve të rinj të ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”.
Duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve të Obiliqit, Ahmeti ka premtuar se do të shikohen mundësitë që të rifunksionalizohet ajo që njihet si linja 2.
“Me Fushë Kosovën kemi marrëveshje bashkëpunimi, me pjesëmarrje 50 për qind ne 50 për qind kjo Komunë. Ne kemi 9 autobus në linjën 1, ndërsa Komuna e Fushë Kosovës shpall konkurs publik për përzgjedhjen e kompanisë”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.
Ahmeti ka folur edhe për autobusin për në Aeroport.
Edhe
Komuna e Prishtinës po blen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë
“Sa i përket kësaj linje, janë bërë hapat e parë të komunikimit. Ne kemi autobusë në dispozicion për këtë linjë, por së pari duhet të marrim leje nga Ministria e Infrastrukturës, dhe duhet dakordimi i tri komunave”, ka thënë ai.
Ahmeti i është përgjigjur edhe privatëve të Linjës 7, duke u thënë se Komuna nuk do të tërhiqet, ndërsa ata e kanë më mirë që të tërhiqen nga protesta e të përgatiten për konkursin për operatorët privatë i cili do të dalë së shpejti.