Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se planifikojnë blerjen e 30 autobusëve të rinj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se negociatat për blerjen e tyre do të përfundojnë në pjesën e parë të këtij viti.
“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Ahmeti ka njoftuar se në prill do të fillojë prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të kërkohet investimi në flotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës po blen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë
-
“Trafiku Urban” me datë të re për arritjen e autobusëve të rinj
-
Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj
-
Trafikut Urban do t’i shtohen 30 autobusë të rinj vitin e ardhshëm, 6 prej tyre elektrikë
-
Prishtina me autobusë të rinj nga viti i ardhshëm