Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtinasve u ishte premtuar që në vitin 2013 itinerar për autobusë, Komuna ende në fazë planifikimi

Tabelat me orarin e udhëtimit nëpër stacione të autobusëve urbanë u premtuan nga Shpend Ahmeti, qysh në kandidimin e tij të parë për kryetar të Prishtinës.

Në stacionet e trafikut urban nëpër kryeqytet ende nuk ka tabela, të cilat do t’i njoftonin udhëtarët që përdorin transport publik me oraret e autobusëve, raporton KTV.

Përderisa premtimet për vendosjen e stacioneve të reja në kryeqytet u bënë para 5 viteve, qytetarët edhe me tutje po presin në hapësira jo të destinuara për stacione të autobusëve.

Mungesa e këtyre tabelave, qytetarëve po ua vështirëson qarkullimin. Ankohen se po lodhen nga pritjet e gjata, pa e ditur se kur do t’u vijë autobusi.

Qytetarët kërkojnë që tabelat me linja dhe orare të qarkullimit të vendosen nëpër stacione e madje, edhe të krijohen pritore të reja, për arsye se mungojnë shumë të tilla në pjesët ku janë të nevojshme.

Ata madje, në rast të vonesës së autobusit, detyrohen të udhëtojnë me vetura ilegale që operojnë në kryeqytet.

Edhe Qytetarët ankohen se nuk ka njoftime për orare në stacionet e kryeqytetit nga Trafiku Urban Arbëri Qytetarët ankohen se nuk ka njoftime për orare në stacionet e kryeqytetit nga Trafiku Urban

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës tërë këtë vonesë e arsyeton me faktin se po bëhet një plan i ri për trafikun urban, e që realizimi i tij, do të fillojë qysh në fillim të vitit 2019.

Veç kësaj, thonë se edhe tabelat digjitale do të vendosen në kuadër të planit të ri për trafikun urban.

Komuna e Prishtinës, së fundi është pajisur me 51 autobusë të rinj të trafikut urban, ndërkaq në plan parashihen të sigurohen gjithsej 160 të tillë për të mbuluar nevojat e kryeqytetit.