Me iniciativë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Komunë të Prishtinës, u zhvillua takimi për trajtimin e dukurisë së kërkim-lëmoshës (fëmijëve në situatë rruge) dhe format e rënda të punës tek fëmijët.
Së bashku me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes u diskutuan format dhe u arrit dakordimi që të ndërmerren veprime konkrete në përputhje me mandatet gjegjëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkim-lëmoshës: parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.
Shumë shpejt do të lansohen fushata ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjate, thuhet në njoftimin e Komunës.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës dhe Policia shpërndajnë fletushka për parandalimin e kërkimit të lëmoshës
-
Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë
-
Qendra ditore që largon fëmijët nga rruga dhe i kthen në shkolla
-
Komuna apelon qytetarët: Mos jepni lëmoshë
-
Dërgohen në polici dy gra që u hasën duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre