Komuna ne Prishtinës, sot ka nisur me dezinfektim në parqet e qytetit, edhe pse ato janë bllokuar për qytetarët si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Në një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës ka shkruar se kjo është vazhdimësi e dezinfektimit të të gjitha hapësirave publike.
“Parqet e qytetit janë të mbyllura, por dezinfektimi i hapësirave publike dhe këndeve të lodrave po vazhdon si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid19. Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Falënderojmë ekipet në terren për përkushtimin dhe punën e palodhshme. #bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë”, ka shkruar Komuna e Prishtinës në Facebook, të martën.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot për herë të dytë dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike në Prishtinë
-
Komuna: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin
-
Lirohen hapësirat në Parkun e Qytetit në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës nis pastrimin e të gjitha rrugëve në kryeqytet
-
Sot nis dezinsektimi për herën e gjashtë në Prishtinë