Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës nis pastrimin e të gjitha rrugëve në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka organizuar një aktivitet përmes të cilit ka nis pastrimin e rrugëve. Për këtë ka kontraktuar 6 kompani.

Ky aktivitet ka filluar të dielën në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë pas përfundimit të orarit të lëvizjes së qytetarëve, deri në orën 22:30, në mënyrë që mos ketë pengesa në qarkullim.

Menaxheri i mirëmbajtjes së qytetit, Bujar Abazika thënë për Kosovapress, se Komuna e Prishtinës ka organizuar këtë aktivitet për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët.

"Komuna ka organizuar këtë lloj aktiviteti për shkak të kërkesave të shumta dhe nevojës për të dal për të pastruar rrugët për shkak të sezones dimërorë që karakterizohet me borë dhe me shi edhe me temperatura të ulta. Ky lloj aktiviteti në këtë stinë edhe është shtyrë paksa për shkak të këtyre kushteve që i përmendëm. Por sot është bërë ky aktivitet dhe do të vazhdoj d.m.th në orët e vonshme pas orarit të lëvizjes në mënyrë që të ketë më pak pengesa në qarkullim dhe në mënyrë që të kryhet puna mirë", ka thënë ai.

Menaxheri i mirëmbajtjes së kryeqytetit, Bujar Abazi ka thënë se për të kryer këto pastrime në gjitha rrugët e kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka kontraktuar 6 kompani për mirëmbajtjen e qytetit.

Edhe Komuna e Prishtinës: Rrugët lehtë të qarkullueshme Arbëri Komuna e Prishtinës: Rrugët lehtë të qarkullueshme

"Komuna e Prishtinës i ka kontraktu 6 kompani për mirëmbajtjen e qytetit secila kompani në motin e vet respektiv ka me vazhdu me bë pastrimin e rrugëve në 6 pjesë të qytetit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, pastrimi i rrugëve do të ndodhë gjatë gjithë sezonit veror./KP