Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve të kryeqytetit ka kontraktuar shtatë kompani, të cilat janë të angazhuara në shtatë loto, ku përfshihen rrugët e qytetit dhe rrugët periferike. Ndërsa, për rrugët rurale janë angazhuar katër kompani në katër loto.
Nga komuna e Prishtinës tutje njoftohet se gjendja e rrugëve në përgjithësi është stabile dhe lehtë e qarkullueshme.
Në njoftimin e komunës është përmendur problemi me të cilin janë përballur qytetarët gjatë pasdites të së hënës, të cilët ishin të rrezikuar në komunikacion për shkak të borës dhe ngricave, ku thuhet se qytetarët duhet të jenë të pajisur me mjetet dimërore dhe jo t’ua lënë fajin gjithmonë organeve.
“Dihet se gjatë dimrit ngasësit duhet të jenë të përgatitur me goma dimri e jo krejt fajin ta gjuajnë te organet, mbasi edhe ngasja e veturave duhet të bëhet në kushte dimri me kujdes të shtuar dhe të përgatitur”, thotë Komuna e Prishtinës. “Kompanitë ashtu siç kanë qenë në punë gjatë ditës kanë vazhduar punën në teren pa ndërprerë, ku kanë qenë 27 automjete të borës, të cilat largojnë borën dhe hedhin përzierjen e kripës dhe rërës. Mirëpo, deri sa janë ndërprerë reshjet e borës, kemi pasur vështirësi në pastrimin e rrugëve pasi që reshjet janë përcjellë edhe me temperatura të ulëta, për shkak se puna është bërë por prapë rrugët janë mbuluar nga bora”, thuhet më tej në njoftim.
Komuna më tej bën të ditur se pas ndërprerjes së reshjeve, kompanitë kanë vazhduar punën me intensitet dhe në mëngjes rrugët, thuhet se ishin të gatshme për qarkullim.
“Edhe sot gjatë ditës puna nga kompanitë nuk është ndalur me intervenime në rrugët dytësore dhe periferike të qytetit, ku të gjitha janë inspektuar nga zyrtarët menaxherë të komunës gjegjësisht nga Drejtoria për Shërbime Publike”.
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes
-
Rrugët nëpër Prishtinë janë të kalueshme
-
Banorët e Kodrës së Trimave në hall me mbeturinat
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, intervenohet në 17 raste
-
Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë