Arbëri

11 kompani për pastrim të qytetit të papastër

Rreth 800 mijë euro i ka planifikuar Komunës së Prishtinës mirëmbajtja e sezonit dimëror, para me të cilat përfshihet pastrimi i rrugëve edhe kur ka reshje bore.

Mbeturina nëpër tokë, degë të drunjve që nuk janë hequr pas krasitje së pemëve dhe glasa nëpër ulëse të sheshit, janë kryesisht ato që e karakterizojnë qytetin e Prishtinës.

Nga 9 kompani sa kanë qenë vitin e kaluar, këtë vit është rritur kapaciteti me 11 kompani që do përkujdesen për mirëmbajtjen e gjithë territorit të Prishtinës, gjatë kohës që do të ketë reshje bore.

Shtatë nga këto kompani janë ndarë në zona të ndryshme për përkujdesjen e rrugëve të qytetit me periferi, përderisa katër të tjera për fshatra.

E gjatë kohës që nuk ka borë, këto kompani kanë për detyrë të bëjnë pastrimin dhe larjen e rrugëve në rastet kur është e nevojshme.

Kompania “Pastrimi”, e cila ka fituar “lloton 7” do të bëjë mirëmbajtjen e zonave periferike të Prishtinës.

Për këtë ankohen edhe qytetarët, megjithëse fajin për këtë thonë se e kanë vetë ata.

Kompanitë që operojnë në rrugët e qytetit me periferi janë: “Zahiri”, “Toifori”, “Niti”, “Pastrimi”, “Elbau”, “Dardania” dhe “VZ Company”.

Habib Qorri nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka thënë se krejt Prishtina është e ndarë në 7 zona, pa përfshirë zonën rurale.

Ai ka thënë se dimri nuk e zë pa përgatitur Komunën, sepse kanë blerë krip dhe zhavorr për të mos lejuar ngrica në rrugë.