Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës diskuton raportin e Auditorit 6 muaj pas publikimit të tij

Zyrtarët opozitarë e ata në pushtet nuk e kanë parë me të njëjtin sy raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Përderisa për opozitën kanë qenë shqetësuese gjetjet e ZKA-së për qeverisjen e vitit të kaluar, për pushtetin e rëndësishme ka qenë opinioni i dhënë për pasqyrat financiare, që ka qenë i pamodifikuar.

Këshilltari i lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, ka thënë se në raportin e Auditorit të vitit 2017 vërehet një performancë e dobët e Komunës. Sipas tij, në të gjitha fushat është hasur në dobësi, si p.sh. Nivel i ulët i realizimit të buxhetit tek investimet kapitale; Pagesa direkt nga Thesari; Mosefikasitet në mbledhjen e të hyrave; Ngecjet tek të hyrat nga qiraja; Mungesa e përditësimit te të dhënave nga tatimi në pronë; Kompensimi i pagave dhe buxhetimi i koeficienteve; Marrëveshjet për shërbime të veçanta; Mosplotësimi i pozitës së udhëheqësit të prokurimit; Mangësi në procesin e pagesave; Ndarja e subvencioneve dhe transferove; Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave.

“Pastaj hyrje në kontrata pa mjete të buxhetuara, mosndarja e përgjegjësisë në mes të komisioneve, ndarja e tenderëve dhe përdorimi i procedurave minimale, vonesat në realizimin e projekteve kapitale, dobësi në menaxhimin dhe raportimin e pasurisë, mungesa e masave konkrete për mbledhjen e borxheve, evidentimi dhe raportimi i obligimeve, nivel i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak dhe viti i mëhershëm”, ka thënë Ajeti.

Sipas tij, në faqen 5 të raportit janë dhënë konkluzione dhe janë shpërfaqur dobësitë e qeverisjes së kësaj komune./ Nexhat Tovërlani

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.