Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur dobësi të ndryshme në Komunën e Prizrenit në kuadër të Raportit për financat e vitit 2018. Te pasqyrat financiare, theksimi i çështjes pasqyron dobësitë në kontrolle për ta konfirmuar klasifikimin e drejtë të shpenzimeve, si dhe shpalosjen e plotë të pasurive, të arkëtushmeve dhe detyrimeve.
Sipas Auditorit, edhe procesi i përgatitjes së pasqyrave financiare vjetore përmban disa gabime financiare, mangësi të shpalosjeve dhe paqartësi të identifikuara gjatë auditimit.
“Planifikimi dhe realizimi i buxhetit, prokurimit, menaxhimi i llogarive të arkëtueshme, llogarive të pagueshme, të hyrave, pasurisë dhe menaxhimi i dosjeve të personelit janë fusha ku kërkohen përmirësime të mëtutjeshme”, shkruan në konkluzionet kryesore të ZKA-së për Komunën e Prizrenit. Edhe pse kontrollet e brendshme kanë operuar në mënyrë efektive në disa fusha, sipas ZKA-së, dobësi evidente janë vërejtur në disa sisteme të rëndësishme financiare, duke përfshirë prokurimin. “Aranzhimet e qeverisjes që kanë të bëjnë me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe raportimin menaxherial janë të dobëta. Procesi i vetëvlerësimit dhe përgjigjja ndaj rekomandimeve të dhëna nga ZKA-ja dhe NjAB-i nuk po adresohen ashtu siç kërkohet për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës”, shkruan në Raport.
Si sfida janë veçuar mosrealizimi i projekteve kapitale dhe vonesat në pagesat e obligimeve.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Opozita akuzon pushtetin në Prizren për pasqyrat financiare të 2019-s
-
Ec Ma Ndryshe: Raporti i Auditorit nxjerrë në pah një varg dobësish në Komunën e Prizrenit
-
Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës
-
Auditori identifikon dobësi në sistemin financiar të Suharekës
-
Komuna e Podujevës diskuton raportin e Auditorit 6 muaj pas publikimit të tij