Planet rregulluese të Pejës jo gjithkah do të prekin vetëm pronat komunale.
Pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit Komuna nuk mund t’ i anashkalojë pronat private që gjenden brenda hapësirave të planifikuara për zbatimin e këtyre planeve rregulluese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të gjitha këto prona Komuna është e detyruar t’ i eksproprijojë, nëse u mbetet besnik planeve të veta rregulluese të planifikuara.
Mirëpo, eksproprijimi i tyre ka koston milionëshe, të cilën buxheti komunal nuk e përballon. Përafërsisht Komuna e ka kalkuluar një shumë prej 15 deri në 18 milionë eurosh, sa do të kushtonte shpronësimi i të gjitha pronave private të identifikuara që të mund të zbatoheshin në praktikë këto plane.
Mirëpo, duke i ditur mundësitë buxhetore, Komuna ka planifikuar që t’u hyhet procedurave për shkëmbimin e pronave private me ato komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muhaxheri mohon shkelje, MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin për këmbim të pronës
-
Komuna miratoi këmbimin me katër pronarë privatë, vetëm Qehaja Group në dijeni të vendimit
-
Nga zonë ujore në tokë ndërtimore, si u hap rruga për këmbimin milionësh në Pejë
-
Nga ujë në beton: Dyshime për kurdisje të këmbimit të pronës milionëshe nga Komuna e Pejës
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme