Kompanisë së mbeturinave “Ambienti” në Pejë, jo vetëm qytetarët dhe subjektet afariste, por edhe vetë Komuna e Pejës nuk i paguan rregullisht faturat për shërbimet që ia ofron kjo kompani të gjitha institucioneve që janë nën ombrellën e komunës.
Megjithëse 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie janë në pronësi të Komunës, kjo e fundit nuk i ka shlyer obligimet e saj ndaj “Ambientit”, dhe në mesin e borxheve janë edhe të disa viteve të kaluara. Nexhat Avdullahu, drejtori i kompanisë së mbeturinave “Ambienti”, thotë se Komuna i ka borxhe mbi 40 mijë euro për shërbimet për bartjen e mbeturinave të institucioneve që i ka komuna, si shkollat ambulancat, objektet komunale... “Këto janë borxhe që janë grumbulluar që disa vite, nga viti në vit, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe sivjet janë dy – tre muaj që nuk kanë paguar dhe janë mbledhë afër tre mijë euro borxhe të reja. Me borxhet e sivjetme janë mbi 40 mijë euro”, thotë Avdullahu. Drejtori i Financave, Jeton Abazaj pranon se Komuna ka obligime ndaj kompanisë “Ambienti”. “
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
-
Peja rrezikon të mbetet pa shërbimin e mbeturinave, kërkon ndihmën e Qeverisë
-
Peja rrezikon të mbesë pa shërbim të bartjes së mbeturinave
-
Kompania e Mbeturinave në Pejë me afro gjysmë milioni borxh ndaj ATK-së
-
”Ambienti” kushtëzon jashtëligjshëm qytetarët me pagesa borxhi