Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), javën e kaluar e ka bërë publike listën me mijëra tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, e në mesin e borxhlinjve me një shumë goxha të lartë gjendet edhe Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” nga Peja, e cila mbulon me shërbimin e saj territorin e Pejës, Istogut dhe Klinës.
Aktualisht sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani, në nivel rajonal që i ofron shërbimet, i ka borxhe ATK-së rreth 433 mijë euro, në të cilën shumë janë të përfshira edhe ndëshkimet dhe kamatat e obligimeve të papaguara vite me radhë. Këto ndëshkime dhe kamata e përbëjnë pothuajse pjesën e madhe të këtij borxhi, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo shumë do të ishte edhe më e lartë po të mos kishte paguar sivjet kjo kompani një shumë goxha të madhe, e cila ka përgjysmuar gati borxhin që kishte.
“Sivjet kemi paguar 300 mijë euro ATK-së. Ka mbetur edhe kjo shumë tash që është, për të cilën kemi bërë marrëveshje me ATK-në që ta paguajmë nga pak. Nga shuma e përgjithshme janë më shumë dënime dhe kamata që e kanë rritur atë shumë të borxhit”, thotë drejtori i kësaj kompanie, Nexhat Avdullahu.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Komuna e Pejës me mbi 40 mijë euro borxh ndaj “Ambientit”
-
ATK-ja ka mbledhur gjysmë milioni euro borxhe të bizneseve vetëm të enjten
-
ATK-ja arrin që t’i mbledhë edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore
-
Peja rrezikon të mbetet pa shërbimin e mbeturinave, kërkon ndihmën e Qeverisë
-
Komisioni Komunal i Aksionarëve raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”