Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK-ja arrin që t’i mbledhë edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të martën ka ndërmarrë veprime ndaj 22 subjekteve biznesore, që kishin obligim ndaj ATK-së afro 2.9 milionë euro.

ATK ka njoftuar se veprimet kanë qenë të suksesshme ku janë kryer pagesa të menjëhershme prej mbi 1 milion euro nga ana e bizneseve borxhlinje.

“Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdojë të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc. Menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punoj me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë”, thuhet nga ATK-ja.