Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur të martën se brenda dy ditëve ka arritur të mbledhë afro 1 milionë euro borxhe nga bizneset.
Sipas njoftimit, më 20 dhe 23 maj janë zhvilluar aksione te 14 biznese, te të cilat janë bërë edhe konfiskimet.
“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mblidhen afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra, përveç borxhit të inkasuar, është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve - pagesa e borxheve me këste”, thuhet në njoftim.
ATK-ja po ashtu ka njoftuar se si rezultat i këtyre aksioneve, është konfiskuar pasuri e paluajtshme në vlerë prej mbi 775 mijë euro.
ATK-ja njofton se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vazhdim ndaj bizneseve që kanë borxhe ndaj këtij institucioni.
-
ATK-ja javën e kaluar grumbulloi 1 milion e 157 mijë euro borxhe
-
ATK-ja mbledh mbi 350 mijë euro borxhe nga bizneset, konfiskon edhe pasuri të paluajtshme
-
ATK-ja ka mbledhur gjysmë milioni euro borxhe të bizneseve vetëm të enjten
-
ATK-ja arrin që t’i mbledhë edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe tatimore
-
ATK-ja ka inkasuar të mërkurën mbi 417 mijë euro borxhe