Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se vetëm të mërkurën janë inkasuar 417,163 euro borxhe.
Janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro.
Në njoftim thuhet se, përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.
“Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe. Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, me këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro. Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake. Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, njofton ATK-ja.
-
ATK-ja javën e kaluar grumbulloi 1 milion e 157 mijë euro borxhe
-
ATK-ja mbledh mbi 350 mijë euro borxhe nga bizneset, konfiskon edhe pasuri të paluajtshme
-
ATK-ja inkason mbi 416 mijë euro borxhe nga 18 biznese
-
ATK-ja ka mbledhur gjysmë milioni euro borxhe të bizneseve vetëm të enjten
-
ATK-ja inkason borxhe tatimore mbi 820 mijë euro përmes konfiskimit