Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka inkasuar të enjten përmes procedurave të konfiskimit, borxhe tatimore në vlerë mbi 820 mijë euro.
ATK-ja përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se pjesa tjetër e borxhit tatimor do të paguhet me këste.
“Administrata Tatimore e Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion te 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milionë euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë 820.101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.
ATK-ja paralajmëron se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim te të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.
-
ATK-ja javën e kaluar grumbulloi 1 milion e 157 mijë euro borxhe
-
ATK-ja mbledh mbi 350 mijë euro borxhe nga bizneset, konfiskon edhe pasuri të paluajtshme
-
ATK-ja ka inkasuar të mërkurën mbi 417 mijë euro borxhe
-
ATK-ja inkason mbi 416 mijë euro borxhe nga 18 biznese
-
ATK-ja inkasoi 118 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe shqiptoi 759 gjoba