Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompania merr leje për nxjerrje të gurit gëlqeror në Dresnik, banorët e kundërshtojnë

Ndërtimin e një fabrike për nxjerrjen e gurit gëlqeror, e kishin ndaluar gjatë vitit 2012 me anë të një peticioni banorë të disa fshatrave të Klinës.

I njëjti projekt, por me një kompani tjetër, është duke u planifikuar të ndërtohet në bjeshkët e fshatit Gremnik, e që në zonën kadastrale është pronë e fshatit Dresnik të kësaj komune, raporton KTV.

Fillimisht, në maj të 2019-s, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i kishte lëshuar kompanisë “Ramstone” licencë hulumtimi, e një pëlqim për të aplikuar për leje, ia ka lëshuar edhe Komuna e Klinës në korrik.

Por, KPMM-ja ka konfirmuar për KTV-në se kompania në fjalë, megjithatë, ende nuk ka aplikuar për shfrytëzim.

Në përgjigjen e këtij institucioni, gjithashtu sqarohet se gjithçka varet nga Ministria e Mjedisit, si institucioni i fundit që lëshon pëlqimin mjedisor.

Edhe Banorët mbledhin nënshkrime kundër fabrikës në Dresnik, ekspertët paralajmërojnë për dëmet mbi mjedisin Arbëri Banorët mbledhin nënshkrime kundër fabrikës në Dresnik, ekspertët paralajmërojnë për dëmet mbi mjedisin

Aty shtohet se ankesat e qytetarëve duhet të merren parasysh pikërisht në debate publike mes banorëve të zonës dhe MMPH-së.

“Ndërmarrja “Ramstone” është e pajisur me Licencë Hulumtimi që nga data 30.05.2019 me NR: 1948/KPMM/2019 , për nxjerrjen e Gurit Gëlqeror. Në atë regjion –Komuna e Klinës, kemi një numër të konsiderueshëm të Licencave të shfrytëzimit të gurit gëlqeror me licenca aktive. KPMM-ja është autoriteti që i licencon ndërmarrjet për Hulumtim, Shfrytëzim dhe Aktivitete të veçanta sipas kërkesave të ndërmarrësve. Licencat u lëshohen pas përmbushjeve të kushteve që rrjedhin nga Ligji për miniera dhe minerale, pra nëse ndërmarrësi aplikon për një licencë të tillë dhe i plotëson kriteret e kërkuara me ligj, licencohet për atë veprimtari. Ndërmarrja në fjalë ende nuk ka aplikuar për shfrytëzim. Ankesat e qytetarëve duhet të merren parasysh gjatë debatit publik që e organizon MMPH –ja me komunitetin e asaj zone para lëshimit të Pëlqimit Mjedisor. P.S. Pëlqimi mjedisor është një prej kushteve thelbësore për marrje të licencës apo lejes së aktivitetit të veçantë”, ka thënë Ramiz Krasniqi, Drejtor i KPMM-së.

E pikërisht këtë hap, banorë të komunës së Klinës janë duke e kundërshtuar.

Por, sipas kryetarit të komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ky institucion ka vepruar sipas ligjit në dhënien e pëlqimit.

Elezaj, megjithatë, ka thënë se do të përkrahë çdo nismë të qytetarëve, që është në përputhje me ligjin.

Edhe Kompania merr leje për nxjerrje të gurit gëlqeror në Dresnik, banorët e kundërshtojnë Video Kompania merr leje për nxjerrje të gurit gëlqeror në Dresnik, banorët e kundërshtojnë

Kuvendi komunal i Klinës në shkurt të 2019-s, kishte marrë vendim që të ndalohet dhënia e lejeve kompanive që aplikojnë për gurëthyes në aksin rrugor, Prishtinë- Klinë.

KTV-ja për dhënien ose jo të pëlqimit mjedisor për kompaninë “Ramstone”, ka pyetur edhe Ministrinë e Mjedisit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.